Ecje për në Rugovën përrallore me borë

Alpinizem

Ecje për në Rugovën përrallore me borë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:52
Ecje për në Rugovën përrallore me borë

Pas një vikendi pushim me 4 dhjetor 'Hikingnjer'i organizon ecjen për në Rugovën përrallore me borë, përkatësisht në Majën e DROMODOLIT në Hajlë të Shkrelit dhe në kufi me Malin e Zi.

"Nisjen e ecjes do ta bëjmë nga fshati Bogë kështu që organizimi mund të shfrytëzohet edhe për ata që duan ta kalojnë ditën në natyrë, dëfrim nëpër shtëpiza / kafene malore etj.

Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë dhe zgjatë 10 km komplet (lartë / poshtë) nëpër shteg me borë.
Këtë të Shtune prognoza tregon se moti do të jetë me diell andaj do të jetë perfekte për shëndet, kënaqesi, fotografi dhe shoqëri.

Nisja do të bëhet të SHTUNËN nga PRISHTINA në orën 07:00 të mengjesit (FIX) nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit / Lemontree). Kthimi do të bëhet diku kah ora 20:00 nëse gjithcka shkon mirë", njofton mes të tjera "Hikingnjeri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat