Në Pejë garat e para të ngjitjes sportive

Alpinizem

Në Pejë garat e para të ngjitjes sportive

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:45
Në Pejë garat e para të ngjitjes sportive

Peja është mikpritëse e garës atraktive, e ngjitjes sportive, e cila po mbahet për herë të parë në Republikën e Kosovës.

Kjo garë po mbahet nën patronatin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.

E veçanta është se organizimi është i shkëlqyeshëm dhe një garë me emocione ndër të rinjtë.  

Image

“Në Pejë, janë duke u mbajtur garat e para të ngjitjes sportive, në Kosovë, ku po marrin pjesë 18 garues, të rinj, nga klubi alpin TEK nga Mitrovica, dhe klubi Marimangat,nga Peja.

Për shkak të kushteve infrastrukurore, garat mbahen në vetëm një disiplinë, Bouldering!”, njofton znj. Teuta Bicaj, nënkryetare e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat