Lisa Çitaku e Albi Koçani triumfojnë në garën e ngjitjes sportive 

Alpinizem

Lisa Çitaku e Albi Koçani triumfojnë në garën e ngjitjes sportive 

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Në të majtë është Lirika Raça, në mes Lisa Çitaku dhe në të djathtë Albana Berisha

Sapo përfundoi gara e ngjitjes sportive, e para e organizuar në Pejë. Gara në nivel të Kosovës, u organizua nën patronatin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.

Garë që solli emocione të mëdha mes garuesve të rinj e të reja. 

Garuesit e rinj e të rejat mahnitën me ngjitjen sportive. 

Image

Në të majtë është Alb Berisha, në mes Albi Koçani dhe në të djathtë Tahir Ibrahimi

Në fakt, u dëshmua sot se Kosova ka talentet të mëdha edhe në garën e ngjitjes sportive.

Ky sport do të përfitojë zemrat e shumë të rinjve, për faktin se është sport sa atraktiv edhe drithërues gjatë ngjitjes.     

Në kategorinë e femrave, renditja e vendeve ishte:

1. Lisa Çitaku
2. Lirika Raça
3. Albana Berisha 

Për kategorinë e meshkujve:

1. Albi Koçani
2. Alb Berisha
3. Tahir Ibrahimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat