Alpinistët zbresin në Ferizaj

Alpinizem

Alpinistët zbresin në Ferizaj

Nga: K.G. Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 16:55
Alpinistët zbresin në Ferizaj

Sot është zhvilluar një aktivitet interesant në Komunën e Ferizajt.

Alpinistët sprovuan veten, në fakt duke dhuruar edhe një shou.  

“Alpinistët zbresin në Ferizaj me aktivitet për mërgatën e rininë.

Image

Një aktivitet i veçantë, për herë të parë i këtij lloji, kushtuar mërgatës dhe të rinjve, u mbajt sot nga Klubi Alpin "Prishtina", me bartës organizimi ferizajasin Besnik Reka, ku dhjetëra anëtar të këtij klubi, u lëshuan me litarë nga çatia e ndërtesës së Komunës, nën duartrokitjet dhe sytë e dhjetëra ferizajasve në shesh, që u mblodhën për të ndjekur këtë ngjarje që pati natyrisht, mbështetjen edhe të Komunës”, ka shkruar Agim Aliu, kryetar i Komunës së Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat