Krasniqi shpreh gatishmërinë për të përkrahur Federatën Bjeshkatare dhe Alpiniste të Kosovës

Alpinizem

Krasniqi shpreh gatishmërinë për të përkrahur Federatën Bjeshkatare dhe Alpiniste të Kosovës

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:14
Krasniqi shpreh gatishmërinë për të përkrahur Federatën Bjeshkatare dhe Alpiniste të Kosovës

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur kryetarin e Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës - FBAK, Arianit Nikçi, i cili shoqërohej nga anëtarja e Bordit Ekzekutiv, Teuta Beselica.

Kryetari Nikçi e ka njoftuar presidentin Krasniqi me sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon FBAK.

Të dyja palët kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit. 

Krasniqi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të përkrahur Federatën Bjeshkatare dhe Alpiniste të Kosovës në zhvillimin dhe masivizimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat