Deshi të bënte selfie, alpinisti bie në humnerë

Alpinizem

Deshi të bënte selfie, alpinisti bie në humnerë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Një alpinist që po kamponte në malet e Supersticionit në SHBA, në Arizona, u gjet i vdekur pasi rrëshqiti teksa po përpiqej të bënte një selfi buzë një humnere 220 metra të thellë, njoftuan autoritetet lokale.

Trupi i Richard Jacobson (21) u gjet pasi shtëpia malore thirri policinë, njoftoi zyra e sherifit në qarkun Paynal, raporton CBS News.

Trupi i Jacobson u gjet rreth 220 metra nga vendi ku alpinistët po kamponin.

"Jacobson shkoi për të bërë një selfi, ai donte të shihte qytetin pas (Phoenix), por ai rrëshqiti dhe ra," tha për KPHO TV toger Doug Peeble nga Paynal County.

Sipas "Revistës së Mjekësisë Familjare dhe Ndihmës së Parë", 259 njerëz vdiqën duke bërë selfi midis 2011 dhe 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat