Në Bjeshkët e Shkrelit dhe Dramadolit

Alpinizem

Në Bjeshkët e Shkrelit dhe Dramadolit

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:36
Në Bjeshkët e Shkrelit dhe Dramadolit

Klubi Alpin Prishtina organizon ecjen që do të zhvillohet në Bjeshkët e Shkrelit dhe Dramadolit në afërsi të kufirit me Rugovë.

"Meqenëse terreni është i përshtatshëm dhe i sigurt, preferohet edhe për fillestarët dhe ata që duan të provojnë ecjen bazike në borë.

Ky aktivitet do të zhvillohet këtë të diel dhe, përveç ecjes do të ketë edhe vizitë/pushim në resorin turistik të Bogës.

Aktiviteti i ditës së diel është aktivitet i përshtatshëm për gjithë adhuruesit e natyrës, dashamirët e ecjeve në borë, por edhe për ata që duan ta kalojnë një vikend në natyrë{, njofton mes të tjera klubi alpin Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat