KA Prishtina: Ditën e diel do të ecim nëpër pejsazhin dimëror të Lëpushës

Alpinizem

KA Prishtina: Ditën e diel do të ecim nëpër pejsazhin dimëror të Lëpushës

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:13
KA Prishtina: Ditën e diel do të ecim nëpër pejsazhin dimëror të Lëpushës

Me datat 19 dhe 20 shkurt (e shtunë – e diel) do të udhëtojnë drejt Luginës së Këlmendit në veri të Shqipërisë me ç’rast do të vizitojnë Këlmendin, Leqet e Hotit, Tamarën, Selcën, Cemin, Lëpushën dhe gjithë magjinë dimërore të regjionit të Malësisë së Madhe.

"Ky tour është dy ditor dhe ka karakter të udhtimit, vizitë dhe ecje nëpër borë.

Ditën e diel do të ecim nëpër pejsazhin dimëror të Lëpushës, ndërsa një grup do të ecë drejt Majës së Vajushës e cila e mbizotëron regjionin dhe është një nga atraksionet më të vizituara.

Lëpusha dhe Vajusha janë lokacione të rëndësishme në gjeografinë dhe kulturën e fisit Kelmend", njofton KA Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat