Anulohen kampionatet botërore të “Ngjitjes në akull” në Rusi

Alpinizem

Anulohen kampionatet botërore të “Ngjitjes në akull” në Rusi

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:52
Anulohen kampionatet botërore të “Ngjitjes në akull” në Rusi

Lufta në Ukrainë anulon shumë ngjarje të nivelit botëror në Rusi.

Rusia agresore ka sulmuar Ukrainën dhe kjo ka bërë që federatat e ndryshme sportive ndërkombëtare, të marrin vendimet e tyre, së fundi edhe Organizata Botërore e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit –UIAA.

“Organizata Botërore e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit –UIAA, në mbledhjen e mbajtur me 25 shkurt,  njofton se: pas marrjes në konsideratë të të gjithë faktorëve, Bordi ekzekutiv i UIAA-së ka vendosur që, në interes të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve, dhe për të ruajtur integritetin e Turneut Botëror të Ice Climbing, të organizuar nga UIAA, anulohen dy ngjarjet e mbetura të Kupës Botërore të Ngjitjes në Akull, të planifikuara të mbahen në Rusi, nga tani deri në fund të sezonit 2021-2022. 

Për më tepër, Bordi Ekzekutiv i UIAA-së, bën të qartë se dënon ashpër përdorimin e dhunës shtetërore ose individuale, me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, siç është veprimi aktual i Rusisë kundër Ukrainës”, - thuhet në njoftimin e UIAA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat