Uta Ibrahimi, para një sfide të madhe

Alpinizem

Uta Ibrahimi, para një sfide të madhe

Nga: K.G. Më: 1 prill 2022 Në ora: 15:44
Uta Ibrahimi, para një sfide të madhe

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, ka një mori plane për vitin 2022, ndërsa  në plan të parë ka ngjitjen në majën Maja Makalu.

Ajo tregon edhe për takimin që ka pasur me zv. Ministren e Sportit, znj. Daulina Osmani.

“Para disa dite pata kënaqësinë me e taku zv. Ministren e Sportit, znj. Daulina Osmani.

Biseduam për shumë mundësi të bashkëpunimeve në të ardhmen, e gjithashtu e falënderova për përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për ngjitjen e radhës në Makalu, si vazhdimësi e ekspeditave të ngjitjes në 14 majat e botës.

Maja Makalu është maja e pesta në botë, ndërsa për mua do të jetë e shtata në radhën e 8000 metershave.

Shpresoj shumë që edhe kësaj herë do të valoj flamurin e Kosovës në maje të botës, e të kthehem mirë e të vazhdojmë bashkë drejt rrugëtimin të ngjitjeve të tjera në 8000 metra”, ka shkruar Uta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat