Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të MKRS-së dhe Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës 

Alpinizem

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të MKRS-së dhe Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës 

Më: 1 prill 2022 Në ora: 16:20
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të MKRS-së dhe Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës 

Si të gjitha federata tjera sportive, edhe Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimin me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport. 

“Qëllimi është mbështetja financiare e FBAK-ut, për të realizuar objektivat dhe synimet e saj, rrjedhimisht të zbatojë politikat e sportit të përcaktuara në programin e Qeverisë  së Republikës së Kosovës dhe politikat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zhvillimin, avancimin dhe masivizimin e sportit, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport.  

Mbështetja financiare është bazuar në raportin e vlerësimit sipas Rregullores (MKRS) Nr. 04/2018 për Kategorizimin e Sporteve dhe vlerës së pikëve të aprovuara nga Ministria përkatës”, njofton Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.

Federata ka synime të mëdha gjatë këtij viti qoftë vendore qoftë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat