Në ishullin e Lekë Dukagjinit...

Alpinizem

Në ishullin e Lekë Dukagjinit...

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:40
Në ishullin e Lekë Dukagjinit...

Këtë të diel (24 prill), Kosova Hiking Club, do të organizojmë për herë të parë aventurë në ishullin e Shurdhahut ose ishulli i Sardes (Sardiniumi i Lashte)në liqenin e Vaut të Dejës.  

Rrethuar nga ujërat e liqenit të Vaut të Dejës, ishulli Sarda ose i njohur ndryshe me emrin Shurdhahu është një prej vendeve më interesante me një pasuri të jashtëzakonshme historike e kulturore që mbetet për t’u zbuluar. 
Ishulli është mrekullia e natyrës ku jetoi Princi Lekë Dukagjini.

Qyteti 3000 vjeçar i Sardës, sot i quajtur ndryshe ishulli i “Shurdhahut” është një prej destinacioneve më të preferuara të turisteve vendas e të huaj të cilët mahniten me atë përjetim që i duket gati i pabesueshëm.

Uji i liqenit, malet dhe kodrat përreth me gjelbërimin e tyre, krijojnë një Peizazh me bukuri të rrallë, duke i dhënë këtij ishulli vlera të mëdha ekoturistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat