Muir -  ndër përkrahësit më të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në UIAA

Alpinizem

Muir -  ndër përkrahësit më të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në UIAA

Më: 29 prill 2022 Në ora: 14:17
Muir -  ndër përkrahësit më të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në UIAA

Kryetari i UIAA - International Cllimbing and Mountaineering Federation ( Federatës Ndërkombëtare te Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit), z. Peter Muir,  qëndroi për një vizitë dy ditore në Kosovë. 

Muir ishte njëri ndër përkrahësit më të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në UIAA, ai vazhdon edhe tutje në mbështetjen e qëllimeve dhe angazhimeve të FBAK-ut, në anëtarësimin në asociacionet e ndryshme ndërkombëtare të bjeshkatarisë dhe alpinizmit. 

Gjate vizitës, Muir u mirëprit nga kryetari dhe Kryesia e FBAK-ut, Arianit Nikçi, ku edhe u diskutuan planet e ardhshme të FBAK-ut dhe mënyrat e bashkëpunimit me UIAA. I njëjti, përgëzoi Kryetarin dhe anëtarët e Kryesisë për mënyrën e funksionimit, rregullimin e kornizës normative të funksionimit të komisioneve përkatëse dhe masivizimin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit në Kosovë. 

Image

Gjate vizitës, Muir u mirëprit nga kryetari dhe Kryesia e FBAK-ut, Arianit Nikçi

Po ashtu, kryetari Muir, nën udhëheqjen e alpinistes Mrika Nikçi, e cila është edhe anëtare nderi e Komisionit për të rinjë në UIAA, bëri disa shëtitje në natyrën e bukur të Kosovës, duke realizuar edhe një ngjitje në Via Ferrata në Pejë.
Image

Vlen të theksohet se vizita e z.Muir në Kosovë, ishte e rëndësisë së veçantë për komunitetin e bjeshkatarëve dhe alpinistëve të Kosovës. 

Image

Ngjitja në Via Ferrata

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat