Bisedimet të suksesshme, priten rezultatet pozitive me kërkesat e FBAK-ut

Alpinizem

Bisedimet të suksesshme, priten rezultatet pozitive me kërkesat e FBAK-ut

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:12
Bisedimet të suksesshme, priten rezultatet pozitive me kërkesat e FBAK-ut

Prej datës 29 prill deri me 03 maj, në Shkup janë mbajtur mbledhjet pranverore të  – UIAA-së  International Cllimbing and Mountaineering Federation (Federatës Ndërkombëtare te Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit), takime këto të organizuara nga Federata Bjeshkatare Alpiniste e Maqedonisë Veriore. Në këtë ngjarje ishin prezente të gjitha strukturat udhëheqëse të UIAA-së, Kryetarët  dhe anëtarët e komisioneve përkatëse. 

Për herë të parë, gjatë këtyre ditëve u realizuan mbledhjet e përbashkëta të tri asociacioneve të rëndësishme të bjeshkatarisë dhe alpinizmit ndërkombëtar, dhe atë:

- UIAA - International Climbing and Mountaineering Federation
- EUMA – European Union of Mountaineering Association, dhe 
- BMU – Balkan Mountaineering Union.

Image

Kosova u përfaqësua nga kryetari Arianit Nikçi, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Bjeshkatarisë (Mountaineering Commission), që funksionon në kuadër të UIAA-së.

Përveç aktiviteteve të ndërmarra në komisione, Nikçi realizoi takimet e para për anëtarësimin e  FBAK-ut në EUMA dhe BMU, me ç’rast  takoi kryetarët e këtyre asociacioneve si dhe, ishte pjesëmarrës vëzhgues në Asambletë Gjenerale të EUMA dhe BMU. 

Image

Bisedimet konsiderohen si shumë të suksesshme dhe priten rezultatet pozitive përkitazi me kërkesat e FBAK-ut. 

Vlen të theksohet se është trajtuar çështja e trajnimit të instruktorëve vendorë, nga ekspertët përkatës të UIAA-së, dhe licencimi i tyre. Në muajt në vijim, pritet vizita e parë e instruktorëve ndërkombëtarë. 

Image

Mrika Nikçi, ka përfaqësuar FBAK-un në takimet e Komisionit për të rinjë ( Youth Commission), e njëjta më  heret është përzgjedhur ambasadore e këtij komisioni dhe tani është propozuar që të  përzgjidhet si njëra prej ambasadoreve të UIAA-së në përgjithësi.  

Republika e Shqipërisë, ishte e perfaqësuar nga Kryetari Artur Guni dhe ish kryetari Jani Ziso. Me të njëjtit njëherësh  u bisedua per koordinimet e veprimeve, me qëllim  të avancimit të komunitetit bjeshkatar dhe alpinist.
UIAA, ka marrë vendim që në vitin 2024 mbledhjet e ardhshme pranverore të UIAA-së, të mbahen në Londër ndërsa Asambleja Gjenerale do të mbahet në muajin tetor në Kanada, respektivisht në qytetin e bjeshkatarëve, Banff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat