Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, vazhdon me mrekulli duke u ngjitur në majet më të larta të botës.
Krenaria e Kosovës, ka bërë mrekullinë e radhës, ngjitet në Majën Makalu
Uta ndihet e lumtur që ka realizuar një ëndërr të kamotshme.
Uta e mrekullive, la botën pa fjalë!
“O njerëz të mirë, e dij që një kohë të gjatë kam qenë jashtë rrjeteve sociale dhe komunikimit me botën.
Për krejt këto javë kam qenë në shpinë time të dytë, në vargmalin e Himalayave, duke e ndjek ëndrrën time e të popullit tim, ngjitjen nëpër çatitë e botës, 14 Majat e Himalayave.
Këtë herë, me datë 12 maj ngjita me sukses Majën Makalu 8485m / maja e pestë më e larta në botë.
Për mua kjo ngjitje është më e veçanta sepse ishte ngjitja e 7 prej 14, e këtu është gjysma e projektit të madh ‘14 Majat e Himalayave- Utalaya’.
I pata premtu vetës, që nëse do të ngjes gjysmën e 14-tave, do ta vazhdoj deri në fund.
Shihemi në 8K e tjera”, shkruan mes të tjera Uta në profilin e saj në facebook.