Bukuritë shqiptare

Alpinizem

Bukuritë shqiptare

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:17
Klubi Alpin Prishtina

Klubi Alpin Prishtina fton dashamirët e bjeshkatarisë që të marrin pjesë në aktivitetin e së dielës i cili do të zhvillohet në Liqenin e Komanit dhe Lumin e Shalës në kaskadën e Drinit.

"Moti do të jetë i ngrohtë ndërsa organizimi është i karakterit të kombinuar; udhëtim/lundrim, vizitë dhe shoqërim.

Udhëtimi do të bëhet nëpërmes Qafës së Morinës për të arritur në Kalatën e Fierzës në Bajram Curr, nga ku do të akomodohemi në anije. Lundrimi do të përshkojë gjatësinë e Liqenit të Komanit për të arritur në Lumin e Shalës, grykëderdhje kjo me vlera të paçmueshme natyrore dhe me veti qetësuese.

Qëndrimi në Lumin e Shalës do të bëhet pikërisht në takimin e lumit me liqenin ku ka edhe shërbime të ndryshme në restoranet e zones.

Qëllimi është touri nëpër kulturën ujore të veriut të Shqipërisë, përjetimi i këtyre bukurive, shoqërimi, noti dhe shijimi i ushqimeve.

Meqenëse nuk ka aktivitet të theksuar fizik, ky tour është i përshtatshëm edhe për familje dhe persona që nuk ecin (fëmijë apo të moshuar)", njofton KA Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat