Federata Shqiptare dhe ajo e Kosovës, biseduan për avancimin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit  

Alpinizem

Federata Shqiptare dhe ajo e Kosovës, biseduan për avancimin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit  

Më: 23 maj 2022 Në ora: 00:40
Përfaqësuesit e të dy federatave

Federata Shqiptare dhe ajo e Kosovës, biseduan për avancimin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit! 

"Me ftesë të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, përfaqësuesit e FBAK-ut, morën pjesë në organizimin e iniciuar nga Përparim Laçi dhe të mbështetur nga FSHATM, aktivitet ky dedikuar alpinistit Ndoc Mulaj, i cili vdiq tragjikisht, me 30 dhjetori të vitit 2021 në Malin e Mullës.

Në këtë organizim morën pjesë shumë shoqata të bjeshkatarëve nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët edhe realizuan ngjitjen deri te vendi ku kishte ndodhur kjo tragjedi.

Image

Përfaqësuesit e të dy federatave biseduan edhe për mundësinë dhe variantet e bashkëpunimit të të dy federatave, në drejtim të avancimit të bjeshkatarisë dhe alpinizmit në të dy shtetet", - njofton Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës (FBAK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat