Doktori nga Drenasi ngjitet me sukses në majën më të lartë në Evropë

Alpinizem

Doktori nga Drenasi ngjitet me sukses në majën më të lartë në Evropë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 16:10
Adonis Bujupi

Kirugu maxillofacial, Adonis Bujupi nga Arllati i Drenasit, ka arritur me sukses të ngjitet në majën më të lartë të Evropës Perëndimore, Mont Blanc, që gjendet në Francë.

Doktori alpinist ka realizuar një nga dëshirat më të mëdha të tij për të vizituar këtë vend. Ai ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë ekspeditë specifike për tu ngjitur në Mont Blanc 4810m/lmd.

Postimi i plotë i Dr.Adonis Bujupi:

Ekspeditë Alpine – Mont Blanc 4810m/lmd , një pasion , një deshirë , një qëllim u realizua ..!

Ishte e menduar mirëpo me një dyshim nga ana ime sepse e veshtire të arrihet mirëpo me mbeshtetjen e shoqërisë e në veçanti të KAP-it u bë e realizueshme edhe e lehtë në një mot të veçantë nga kushtet atmosferike ..!

E falemnderoj cdonjërin nga ata që morrën pjesë në këtë ekspeditë specifike për arritjen e majës më të lartë në Europë e posaqërisht KAP-in!

I falemnderoj edhe familjen time që më përkrahën moralisht për vendim në këtë ekspeditë ..!

Mbetshit me shëndet të gjithë ju në ekspeditat e ardhshme tanjohim natyrën ..! …!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat