SHBA-ja e angazhuar që ta shkatërrojë përgjithmonë ISIS-in

Amerika

SHBA-ja e angazhuar që ta shkatërrojë përgjithmonë ISIS-in

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 19:38
Ilustrim

SHBA-ja vazhdon të jetë e angazhuar në shkatërrimin e përhershëm të Shtetit Islamik dhe të grupeve të tjera terroriste në Siri, deklaroi një diplomat amerikan në Këshillin e Sigurimit në OKB gjatë një takimi në lidhje me këtë konflikt.

“Uashingtoni do të përdorë gjithashtu të gjitha instrumentet e fuqisë tonë kombëtare për të nxitur një tërheqje të forcave të mbështetura nga Irani në vendin e shkatërruar nga lufta”, tha Rodney Hunter, shkruan ATSH.

Nga ana tjetër ambasadori francez, Francois Delattre tha se Parisi është në kontakt të ngushtë me Uashingtonin, në lidhje me kalendarin e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që Uashingtoni të shmangë çdo rishfaqje të terrorizmit dhe të garantojë sigurinë e të gjithë partnerëve të SHBA-së, si dhe të popullsisë në veri të Sirisë. “Shteti Islamik është dobësuar, por lufta ende nuk ka përfunduar”, tha Delattre./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat