Trump nuk do ta nëshkruajë ligjin për buxhetin

Amerika

Trump nuk do ta nëshkruajë ligjin për buxhetin

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 21:03
Donald Trump

Presidenti, Donald Trump, iu tha të enjten republikanëve të Kongresit, se ai nuk do të nënshkruajë ligjin për të financuar qeverinë, sepse ai nuk përfshinë mjetet për ndërtimin e murit në kufi në Meksikën.

“Presidenti tha se nuk do të nënshkruajë këtë ligj” tha kreu i Dhomës së Përfaqësuesve duke dalë nga një takim me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Kongresi ishte paraparë të votojë të enjten për ligjin para se të kalojë afati që është të premtën në mesnatë.

Nëse kalon ky afat, atëherë rrezikon të mbyllet qeveria amerikane, pak para festës së Krishtlindjeve.

Më shumë se 800.000 punëtorë federal rrezikojnë të mbesin pa paga nëse ndodhë mbyllja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat