Presidenti Trump mund të tërheqë gjysmën e trupave nga Afganistani

Amerika

Presidenti Trump mund të tërheqë gjysmën e trupave nga Afganistani

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Sipas njoftimeve, Presidenti Donald Trump po shikon mundësinë e një tërheqjeje të konsiderueshme të trupave amerikane nga Afganistani, afërsisht gjysmën e më shumë se 14 mijë trupave të vendosura atje.

Sipas planit, rreth 7 mijë trupa amerikane do të kthehen në SHBA në muajin janar ndërsa pjesa tjetër në muajt e ardhshëm, në një tërheqje me faza.

Trupat amerikane janë pjesë e një force të NATO-s, që nuk është e angazhuar në luftime, misioni kryesor i së cilës është trajnimi dhe këshillimi i forcave afgane në marrjen e përgjegjësive për garantimin e sigurisë në vend.

Administrata Trump po përpiqet për një zgjidhje të negociuar për t’i dhënë fund luftës në Afganistan, që përfshin zhvillimin e bisedimeve me talebanët.

Në letrën e dorëheqjes së tij dorëzuar presidentit Trump, sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis nuk përmendi në mënyrë të posaçme Afganistanin, por shkruante se presidenti “gëzon të drejtën për të pasur një sekretar Mbrojtjeje, pikëpamjet e të cilit përputhen me të tijat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat