Trump tregon si do të duket muri me gjemba në kufi me Meksikën, e quan të bukur

Amerika

Trump tregon si do të duket muri me gjemba në kufi me Meksikën, e quan të bukur

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:50
Në ilustrimin e publikuar nga presidenti shihet se muri do të jetë shumë i gjatë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka shokuar mbarë botën duke e postuar në Twitter dizajnin e murit që do të ndërtohet përgjatë kufirit me Meksikën.

Në ilustrimin e publikuar nga presidenti shihet se muri do të jetë shumë i gjatë, ndërsa në pjesën e epërme të tij do të ketë gjemba të shpeshta dhe të mprehta.

“Dizajni i barrierës me shufra të hekurit, e cila do të jetë shumë efektiv dhe në të njëjtën kohë i bukur”, shkroi Trumpi në Twitter.

Komente të tilla skandaloze presidenti amerikan kishte bërë edhe me rastin e fillimit të fushatës bombarduese në Siri, duke i lavdëruar mjetet ushtarake dhe duke thënë se bombat amerikane janë të mençura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat