Ura është e bërë! Ura e Re Goethals i ka të hapura të gjitha korsitë!

Amerika

Ura është e bërë! Ura e Re Goethals i ka të hapura të gjitha korsitë!

Nga: Beqir SINA - Staten Island NY Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 21:39
Ura e re gjigande

TATEN ISANAD NY: Gjithkush mban mend atë udhëtim të ngushtë dhe të guximshëm me dy korsi mbi urën e vjetër 89-vjeçare, Goethals Bridge e cila kalon nëpër ekspresin Interstate 278 dhe rrugët Arthur Kill Staten Island dhe Elizabeth, N.J, e gjatë rreth 2.5 milje (4 km) dhe që është një pikë lidhje midis dy shteteve federale New Jersey dhe Staten Island NYC .

Nderkohe, kur udhëton tani - nuk ka sesi të mos befasoheni dhe përjetoni një moment cudie.

Ura Goethals e vjetër tani ka mbetur vetëm me disa shenja që thuhet se do t’i lënë si relike që të tregojnë; se “na ishte një herë një urë vjeter hekuri - 89 vjecare”, që u mbyll përgjithmonë dhe u “rrezua”- mbasi mbi të kaluan miliona e miliona automjete.

Gjashtë mujorin e parë të këtij viti ura e re mahnitëse dhe një nga më të mëdhat dhe më të kushtueshmet në Nju Jork - do të rikonfiguronte korsit qasëse për nji qasje të re dhe zëvendësimin e Uurës së hekurit Goethals Bridge, në një urë të re betoni dhe hekuri lidhur me kabllo deklaruan menjëher pas përfundimit zyrtarët e Autoritetit Portual - që kan edhe administrimin urave dhe tuneleve nënujore që lidhin dy shtetet federale New York dhe New Jersey.

Ura e re “Goethals Bridge”, është urë e parë e Autoritetit të Portit i ndërtuar në këtë pjesë lidhëse që nga viti 1930.

Ndërkohë, që dy ura të tjera u ndërtuan shumë afër njëra tjetrës në kohë dhe largësi Ura e Bayonne dhe Crossing Outerbridge, për të siguruar rrugë alternative dhe lidhje më të afërta midis Staten Island dhe New Jersey nga pjesa më veriore e dy shteteve federale që lidhen në këtë pjesë për të udhëtuar më në verilindje të SHBA, ose zbritur edhe më poshtë më në jug nëpërmjet kësaj lidhje duke kalur nëpër New York, prsin te rindertohen .

Projekti i madh i kesaj ure u ndërtua duke përdorur një marrëveshje financimi dhe ndërtimi të partneritetit publik-privat me NYNJ Link LLC - Macquarie dhe Kiewit, Projekt ky qe do të ketë një koncesion për 35 vjet, thanë zyrtarët.

Ish guvernatori i shtetit të New Jerseyit Christ Christie, tha kur përfundojë një segment i saj vitin e kaluar, se partneriteti rezultoi me një "përfundim më të shpejtë të projektit, duke u mbështetë vetëm në sektorin publik".

Autoriteti Portual NY-NJ, ka deklaruar se kishte ndarë për ndërtimin e kësaj ure gjigande rreth 363 milionë dollarë, për koston totale të saj që kushtojë deri në përfundim 1.5 miliardë dollarë ; për planifikimin, lejimin e punimeve, blerjen e pronës, dhe realizmin e projektit me punën inxhinierike.

Megjithatë, thuhet se Autoriteti Portual do të vazhdojë të operojë me mirëmbajtje dhe punime të ndryshme të urës dhe do të mbajë kontrollin e vendosjes së mbledhjes së taksave, për vazhdimin e punimeve të cilat së bashku me disa punët e tjera - mendohet se nuk do të mbyllen kurr.

Projekti Ura e re “Goethals Bridge”, që lidhë një pjesë nevraligjike mes dy shteteve federale me qarkullimin e automjetve më të madh në SHBA, New Jersey dhe New York, e mori një kredi federale 463 milionë dollarë, dhe 460 milionë dollarë në obligacione private të liruara nga taksat, përveç kapitalit prej 100 milionë dollarësh nga NYNJ Link për financimin e projektit.

Ura origjinale u hap për trafik në 29 qershor 1928 në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 70-të e Major Gen. George Washington Goethals. Goethals, i cili administroi dhe mbikqyri ndërtimin e Kanalit të Panamasë, ishte inxhinier i parë i konsulencës së Autoritetit Portual mes dy shteteve federale New York - New Jersey.

Përmbledhje e projektit

Projekti i Ndërtimit të Urërave Goethals prej 1.5 miliardë dollarë u tha se përfshiu ndërtimin e kësaj ure të re, për të zëvendësuar urën ekzistuese Goethals Bridge, e cila mbart trafikun në arterien kryesore të east coast I-278 përmes lidhjes së saj Arthur Kill midis Staten Island, New York dhe Elizabeth, New Jersey. Ura është në pronësi dhe operohet nga Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhersit (Autoriteti Portual) dhe është një nga tre kalimet e urës në mes të Staten Island dhe New Jersey.

Ura Goethals ekzistuese mbart katër korsitë dhe shërben për më shumë se 80,000 automjete në ditë. Trafiku i përgjithshëm në vitin 2002 ishte 15.68 milion automjete.

Projekti i Zëvendësimit të këtyre tre urave do të përfshijë ndërtimin edhe të dy urave të reja paralele me kabllo, të cilat sigurojnë tre korsi udhëtimi prej 12 metra secila. Hapësira veriore do të përfshijë gjithashtu një trotuar të gjerë 10 metra dhe dy korsi për bicikletadhe kalimtarët.

Ura e Goethals është emri i parë i urës kabllore për të lidhur me urë qytetin Elizabetë, New Jersey, me ishullin Staten Island, Nju Jork. Ura administrohet nga Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe New Jersey (PANYNJ).

Tarifat

Në dhjetor 2015, u vendos pagesa e re vetëm në një drejtim të urës, për ata që shkojnë nga New Jersey në Nju Jork me 15 dollarë për makina dhe motoçikleta. Përdoruesit e E-ZPass paguajn 10.50 dollar për makina e vogla dhe 9.50 dollar për motoçikleta, 12.50 për makina e tonazhit të lart

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat