Mattis nënshkruan urdhrin ekzekutiv të Trump për tërheqjen e trupave nga Siria

Amerika

Mattis nënshkruan urdhrin ekzekutiv të Trump për tërheqjen e trupave nga Siria

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 07:46
Sekretari në largim i Mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis dhe Donald Trump

Sekretari në largim i Mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për tërheqjes e trupave amerikane nga Siria.

Një zyrtar i Mbrojtjes së Amerikës kanë konfirmuar për CNN se “urdhri ekzekutiv për Sirinë është nënshkruar, derisa zyrtari tjetër ka konfirmuar se “Sekretari Mattis e ka dhënë vulën e tij”, Urdhri ekzekutiv thekson se kur dhe si do të kryhet tërheqja e trupave amerikane nga Siria.

Janë rreth dy mijë e 600 trupa amerikane që janë duke shërbyer atje, por që nuk janë dhënë informacione shtesë se si do të kryhet operacioni i tërheqjes.

Pritet që ky operacion të nisë pas disa javëve dhe që mund të zgjas poashtu disa javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat