Trump kritikon FED-in për të gjitha problemet ekonomike

Amerika

Trump kritikon FED-in për të gjitha problemet ekonomike

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 20:11
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump edhe një herë iu kundërvu sot Bankës Qendrore amerikane nën kontekstin e një shqetësimi të madh mbi perspektivën e rritjes së ekonomisë së parë të botës, që shfaqet me një rënie të bursës së “Wall Street”, një zhvlerësim që është theksuar edhe më shumë sot pas bllokimit të pjesshëm të administratës amerikane.

“I vetmi problem i ekonomisë tonë, është FED-i”, shkruan presidenti në një “Twitter”, ndërkohë që FED rriti javën e kaluar normën e interesit.

“Ata nuk e ndjejnë tregun, ata nuk i kuptojnë luftërat tregtare”, shtoi ai.

Për presidentin republikan, “FED është si një lojtar profesionist golfi që nuk mund të fusë topin në gropë sepse i mungon saktësia”.

Këto kritika të ashpra kundër këtij institucioni, që ka për mision të dyfishtë kontrollimin e inflacionit dhe të punësimit të plotë, shfaqen në një çast që Bursa e Nju-Jorkut vazhdon të bier në këtë vigjilje të Krishtlindjeve, pasi regjistroi javën më negative që prej krizës financiare të 2008. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat