Demokratët akuzojnë Trump se po fut vendin në kaos

Amerika

Demokratët akuzojnë Trump se po fut vendin në kaos

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 22:57
Nancy Pelosi

Trazira financiare, paralizim i një pjese të administratës amerikane, dorëheqje e papritur e ministrit amerikan të Mbrojtjes, demokratët akuzuan sot Donald Trump se po zhyt SHBA-në në kaos në vigjilje të Krishtlindjeve, ndërkohë që asnjë zgjidhje nuk është shfaqur për “shutdown” (bllokim i pjesshëm i administratës shtetërore).

Që prej të premtes në mesnatë republikanët dhe demokratët i hedhin njëri tjetrit përgjegjësinë e ngërçit buxhetore ose “shutdown”, që ka shkaktuar mbylljen e pjesshme të administratës.

E vetmja pengesë është financimi i një muri në kufirin meksikan që ishte premtuar nga Donald Trump gjatë fushatës presidenciale 2016, të cilit i kundërvihen fuqishëm demokratët.

“Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe presidenti Trump ka futur vendin në kaos”, akuzuan Nancy Pelosi, shefe e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Chuck Schumer, homologu i tij në Senat.

“Bursa është në rënie ndërkohë që presidenti po zhvillon një luftë personale kundër Rezervës Federale, menjëherë pasi shkarkoi ministrin e tij të Mbrojtjes”, theksuan ata në një komunikatë të përbashkët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat