Vdes fëmija i dytë nën kujdestari amerikane

Amerika

Vdes fëmija i dytë nën kujdestari amerikane

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 08:03
Disa fëmijë me prindërit e tyre në rrugë drejt SHBA-së.

Autoritetet përgjegjëse për imigrim në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për vdekjen e një tetëvjeçari nga Guatemala teksa ka qenë nën kujdestari qeveritare.

Kongresmeni nga Teksasi, Joaquin Castro e ka emëruar djaloshin si Felipe Alonzo-Gomez.

Ky është fëmija i dytë që ka vdekur këtë muaj teksa ka qenë duke u mbajtur nga autoritetet amerikane për shkak të kalimit të kufirit SHBA-Meksikë.

Rasti i fundit ka qenë ai i shtatëvjeçares, Jakelin Caal, po ashtu nga Guatemala, e cila ka vdekur vetëm disa orë pasi është ndaluar.

Castro ka bërë thirrje për hetim kongresional për trupin e djaloshit të vdekur.

“Ne duhet të sigurohemi se trajtojmë migrantët dhe azilkërkuesit me dinjitet njerëzor dhe ofrojmë kujdes shëndetësor për secilin që është nën mbajtje qeveritare të SHBA-së”, ka thënë ai.

Mijëra migrantë kanë udhëtuar për javë të tëra nga Amerika Qendrore drejt kufirit të SHBA-së.

Migrantët kanë thënë se i kanë ikur persekutimit, varfërisë dhe dhunës në shtëpitë e tyre në Guatemalë, Honduras dhe El Salvador.

Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar për ta mbajtur secilin migrant jashtë kufirit të SHBA-së derisa gjykatat të vendosin për rastet e tyre, që nënkupton se disa do të përballen me pritje të gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat