Këtë fundvit amerikanët shpenzuan më shumë se viteve të kaluara

Amerika

Këtë fundvit amerikanët shpenzuan më shumë se viteve të kaluara

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:27
Ilustrim

Amerikanët këtë fundvit shpenzuan më shumë se viteve të kaluara.

Blerjet e amerikanëve janë rritur, duke shënuar rekordet më të larta, në gjashtë vjetët e fundit.

Ekonomia e fuqishme ka qenë nxitje për këtë rritje, shkruan AP.

Sipas të dhënave të “Mastercard SpendingPulse”, shitjet me pakicë u rriten 5.1 përqind midis 1 dhe 24 dhjetorit, krahasuar me vitin e kaluar.

Mastercard thotë se shitjet e përgjithshme, këtë vit, arritën në 850 miliardë dollarë

Shitjet në internet vazhduan të shënojnë rritje, me më shumë se 19 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Mastercard tha se shitjet në internet përbëjnë 13 përqind të shitjeve të përgjithshme me pakicë.

Blerjet e veshmbathjeve shënuan gjithashtu rritje në 8 përqind krahasuar me vitin e kaluar, rritje kjo më e larta që nga viti 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat