Moti i keq, anulohen qindra fluturime në ShBA

Amerika

Moti i keq, anulohen qindra fluturime në ShBA

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 19:33
Foto

Qindra fluturime janë anuluar dhe mijëra të tjerë janë vonuar në Shtetet e Bashkuara, pasi stuhi të fuqishme mbërthyen qendrën e vendit, duke frustruar udhëtarët që në këtë periudhë festive janë të shumtë.

Më shumë se 6500 fluturime u vonuan dhe rreth 800 të tjerë u anuluan sipas zyrtarëve.

Një përzierje shiu, bore dhe ere të fuqishme po ashtu, e bëri udhëtimin të rrezikshëm apo të pamundur në shumë rrugë, veçanërisht në zonat veriore dhe qendrore, ku disa zona kanë regjistruar më shumë se gjysmë metri borë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat