Romney: Trump shkaktoi rrëmujë në gjithë botën

Amerika

Romney: Trump shkaktoi rrëmujë në gjithë botën

Më: 2 janar 2019 Në ora: 14:47
Mitt Romney

Ish-kandidati presidencial i republikanëve në Shtetet e Bashkuara dhe senatori i ardhshëm nga shteti Utah, Mitt Romney, sulmoi ashpër presdentin Donald Trump, duke thënë se ai ka shkaktuar "rrëmujë" në të gjithë botën.

Në një shkrim për gazetën Washington Post, Romney tha se Trump nuk është "rritur në mantelin" e presidencës.

Ai tha se fjalët dhe veprimet e Trumpit kanë shkaktuar drojë gjithandej.

Romney tha se do ta mbështesë presidentin në politikat që mendon se janë në interes të shtetit Utah dhe SHBA-së në përgjithësi, por foli kundër veprimeve që janë "ndarëse, raciste, seksiste, anti-migrante, të pandershme ose shkatërruese për institucionet demokratike".

Romney, megjithatë, lavdëroi disa politika të Trumpit, përfshirë reformën në taksa dhe emërimin e gjykatësve konservatorë.

Artikulli i tij u diskutua gjerësisht në mediat amerikane. Disa sugjeruan se Romney po e pozicionon veten si kritik kryesor të Trumpit në Kongres.

Presidenti Trump nuk reagoi ende ndaj shkrimit të Romneyt, por në të kaluarën e ka quajtur atë "kandidat të dështuar"./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat