Ekonomia amerikane rritet edhe në kushtet e luftës tregtare

Amerika

Ekonomia amerikane rritet edhe në kushtet e luftës tregtare

Më: 5 janar 2019 Në ora: 08:30
Ilustrim

Punëdhënësit amerikanë kanë rritur në mënyrë dramatike punësimin në muajin dhjetor, duke shtuar 312,000 vende pune. Ky zhvillim shihet si një shfaqje inkurajuese force për një ekonomi në mesin e një lufte tregtare, ngadalësimit të rritjes globale dhe mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Rritja e punësimit ofroi një dozë sigurie pas disa muajsh të trazuar në tregjet financiare.

Aksionet u rritën për shkak të këtij lajmi, së bashku me njoftimet se SHBA-ja dhe Kina do të mbajnë bisedime tregtare javën e ardhshme si dhe komentet e Drejtorit të Bankës Qendrore amerikane Jerome Powell, se institucioni do të jetë fleksibil në gjykimin, nëse do të rrisë normat e interesit.

Ndërkohë zoti Jerome Powell tha të premten se nuk do të japë dorëheqjen, edhe nëse Presidenti Donald Trump do t’ia kërkonte një gjë të tillë. Ai tha se është i përgatitur të jetë i durueshëm në marrjen e vendimit për rritur sërisht normat e interesit.

“Nuk ekziston një rrugë e paracaktuar për politikat që duhen ndjekur”, tha zoti Powell gjatë një konferencë me ekonomistë në Atlanta. “Do të jemi të duruar të shohim se si evoluon ekonomia.” – tha ai.

Këto mesazhe u përshëndetën nga investitorët e tregut të aksioneve, të cilët kanë qenë të shqetësuar rreth sulmeve të përsëritura të zotit Trump ndaj njeriut që ka zgjedhur vetë për të udhëhequr Bankën Qendrore të vendit dhe “marshimit” në dukje të pashmangshëm të bankës, për të rritur normat e interesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat