Trump nuk tërhiqet nga muri me Meksikën

Amerika

Trump nuk tërhiqet nga muri me Meksikën

Më: 5 janar 2019 Në ora: 16:22
Presidenti amerikan Donald Trump

Takimi i së premtes mes tij dhe demokrateve të fuqizuar tashmë, përfundoi me refuzimin e këtyre të fundit për të mbështetur fondet e strukturës në kufirin me vendin fqinj.

Ngërçi i krijuar e ka shtyrë shefin e Shtëpisë së Bardhë të bllokojë financimin e plotë të qeverisë derisa të marre paratë për murin që premtoi gjatë fushatës elektorale.

Trumpi e bëri të qartë se është i përgatitur që mbyllja e pjesshme e administrates amerikane, tashme në javën e saj të tretë, të zgjasë me vite. aktualisht, 800 mijë punonjës federalë janë duke qëndruar në shtëpi ose po punojnë pa pagesë.

“E kam thënë që mund ta mbaj qeverinë të mbyllur për një kohë të gjate. Nuk besoj se do të jetë e nevojshme, por unë jam i përgatitur për një gjë të tillë. Ai mur duhet të ishte ngritur nga presidentet përpara meje dhe ata që të gjithë e dine mirë këtë”, deklaroi Trump.

Trumpi megjithatë e cilësoi takimin si produktiv, por demokratet kishin tjetër mendim.

“Patëm një bisedë të gjatë dhe here-herë të tensionuar me presidentin. Ramë dakord të vazhdojmë takimet tona. Por ne demokratët e kuptojmë se nuk mund ta zgjidhim këtë çështje pa hapur se pari qeverinë, dhe ne ia bëmë këtë shumë të qartë presidentit”, u shpreh Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës se Përfaqesuesve.

Argumenti i Trumpit është se vendi ka nevojë për mbrojtje ndërsa këmbëngul se krimi, drogat dhe bandat po vërshojnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika.

Ai madje e bëri të qartë se duke shpallur emergjencën kombëtare, mund të mos ketë nevojë për dritën jeshile të Kongresit për ndërtimin e murit.

Një barrierë kufitare me Meksikën, sipas presidentit amerikan, mund të jete edhe prej çeliku, nuk është e thënë të jetë patjetër një mur betoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat