Trump iu drejtuar kombit për shkak të krizës në kufi

Amerika

Trump iu drejtuar kombit për shkak të krizës në kufi

Më: 9 janar 2019 Në ora: 10:41
Donald Trump

Trump po insiston për mjete për ta ndërtuar murin në kufi në mes të SHBA dhe Meksikës të cilin e ka premtuar një kohë të gjatë.

Mirëpo, nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme e cila do t’i mundësonte të sigurojë mjetet për mur dhe ta anashkalojë Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit, tani nën kontroll të demokratëve.

Liderët e Partisë Demokratike e akuzojnë se po e mbanë popullin amerikan si peng.

Presidenti republikan i do 5.7 miliardë dollarë për mur, i cili ishte një prej pikave kyçe të fushatës së tij parazgjedhore, shkruan BBC.

Demokratët , të cilët në zgjedhjet e paradokohshme e morën kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve, po e kundërshtojnë këtë.

Bllokada momentale e qeverisë amerikane, për shkak të cilës qindra mijëra zyrtarë qeveritarë nuk po marrin rrogë, është më e gjata në histori të SHBA.

Në adresimin tetë minutash të martën mbrëma, të cilin e kanë transmetuar drejtpërdrejt gati të gjitha rrjetet televizive, Trump ka deklaruar se qeveria është bllokuar për shkak të demokratëve.

Mbi situatën në kufi ka thënë: “Kjo është krizë humanitare, krizë e zemrës dhe krizë e shpirtit”.

Trump ka theksuar se murin do ta paguaj ndryshimi i Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Amerikën Veriore,  e cila ende nuk është ratifikuar, e të cilën e kanë arsyetuar ekonomistët më herët.

Siç ka thënë ai, 90 për qind të heroinës në SHBA vjen nga Meksika.

Përveç kësaj, ka pretenduar se në të kaluarën idenë e barrierës në kufi me Meksikën e kanë përkrahur edhe demokratët.

Senatorët demokratë, në mes të cilëve kanë qenë edhe Barack Obama, Hillary Clinton dhe Joe Biden, kanë votuar në vitin 2006 për ngritje të rrethojës 1.120 kilometra të gjatë.

Ai ka thënë se qytetarët amerikanë “ po vriten brutalisht” nga imigrantët ilegalë.

“Edhe sa gjak amerikan do të duhet të derdhet që Kongresi të fillojë ta kryej punën e vet”, ka pyetur Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat