Tronditëse, vret prindërit për të rrëmbyer vajzën 13-vjeçare - Bota Sot
Tronditëse, vret prindërit për të rrëmbyer vajzën 13-vjeçare

Amerika

Tronditëse, vret prindërit për të rrëmbyer vajzën 13-vjeçare

Më: 12 janar 2019 Në ora: 12:05
Familja e vajzes

Një i ri ka vrarë prindërit e një 13-vjeçarje, për të rrëmbyer vajzën. Vrasja e tmerrshme ndodhi në muajin tetor, raporton policia.

Jake Thomas Patterson u arrestua me dy akuza, atë të vrasjes së shkallës së parë dhe akuzë për rrëmbim.

Jayme Closs u gjet e gjallë nga fqinjët e të dyshuarit të enjten. Ajo ishte arratisur në këmbë nga një shtëpi ku mbahej kundër vullnetit, pas vrasjes së prindërve të saj.

Jayme u ribashkua me tezen e saj, raportuan zyrtarët, ndërsa nuk zbuluan arsyen pse u rrëmbye.

Policia tha se 21-vjeçari nuk kishte kontakt në rrjetet sociale as me vajzës dhe as me ndonjë anëtar tjetër të familjes së saj.

“Është i pabesueshëm, vullneti i asaj vajze 13 vjeçare për të mbijetuar dhe shpëtuar”, tha policia.

Jayme u gjet të enjten në qytetin e Gordon, rreth 110 km larg nga shtëpia e saj në Barron.

Patterson u arrestua 11 minuta më vonë falë një përshkrimi që vajza i bëri automjetit të tij.

Ende nuk dihet se si Jayme iku nga shtëpia ku mbahej e rrëmbyer dhe sesi i dyshuari e mbajti atje.

Policia tregoi se i dyshuari nuk kishte në shtëpi kur 13-vjeçarja u largua dhe se ai po e kërkonte me makinë kur u arrestua.

Ishte një mësuese në zonë që po shëtiste qenin, e cila gjeti Jayme.

Jeanne Nutter tha për Associated Press se vajza kishte bërtitur: “Të lutem më ndihmo, nuk e di ku jam, kam humbur.”

Nutter rrëfeu se vajza ishte e dobët, me rroba të piste dhe mbante veshur këpucë shumë të mëdha se numri i këmbës së saj.

Zona ku u gjet Jayme është një komunitet i largët me rreth 30 shtëpi afër lumit Eau Claire, raportoi Star Tribune.

Patterson nuk ka precedentë kriminal në shtetin e Wisconsin.

Jayme Closs u zhduk të hënën më 15 tetor 2018, pasi shërbimet e emergjencës morën një telefonatë nga shtëpia e saj. Ata dëgjuan vetëm zhurma në telefon dhe askush nuk foli.

Kur policia mbërriti në shtëpi katër minuta më vonë, gjetën prindërit e saj, James dhe Denise Closs, të vrarë.

Në shtëpi nuk asnjë shenjë të Jayme, të armës së krimit apo të vrasësit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...