FBI ka hetuar nëse Trump ka bashkëpunuar me Rusinë - Bota Sot
FBI ka hetuar nëse Trump ka bashkëpunuar me Rusinë

Amerika

FBI ka hetuar nëse Trump ka bashkëpunuar me Rusinë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:53
Presidenti amerikan Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar një artikull të gazetës New York Times, ku raportohet se FBI ka hapur dyshimet ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë, raporton BBC.

Ligjvënësit ishin brengosur në kohën kur Trump në maj të vitit 2017 kishte larguar nga pozita drejtorin e FBI-së James Comey, thuhet në raport.

Ky hetim thuhet se ka ekzaminuar nëse Trump është kërcënues i sigurisë kombëtare.

Trump kishte deklaruar se nuk ka asnjë arsye apo provë për të hapur këtë çështje.

"Kjo është absurde," tha sekretarja për medie në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

"Përkundër që presidenti Obama, ka lejuar Rusinë dhe vendet tjera të shtyjnë Amerikën poshtë e lartë, presidenti Trump ka qenë i ashpër me Rusinë", tha ajo. Më 2016, intelegjenca e Shteteve të Bashkuara ka ardhë në përfundim se Rusia ka zhvilluar sulme kibernetike me anë të lajmeve të rreme në rrjetet sociale për të shtyrë përpara kandidaturën e Donald Trump dhe për të dëmtuar rivalen, Hillary Clinton./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...