Klinika e rehabilitimit përfshihet nga zjarri në Ekuador – 17 të vdekur - Bota Sot
Klinika e rehabilitimit përfshihet nga zjarri në Ekuador – 17 të vdekur

Amerika

Klinika e rehabilitimit përfshihet nga zjarri në Ekuador – 17 të vdekur

Më: 12 janar 2019 Në ora: 19:54
Ekuador

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjera janë lënduar nga zjarri që ka kapluar një klinikë rehabilituese për personat e varur nga droga në Guayaquil të Ekuadorit.

Dyshohet se incidentin e shkaktuan pacientët pasi që u kishin vënë flakën dyshekëve si përpjekje për të ikur nga klinika, shkruan Euronews.

“Ne bashkëndjejmë për vdekjen e 17 njerëzve në këtë tragjedi dhe gjithashtu dënojmë neglizhencën e mbikëqyrësve të klinikës”, thuhet në deklaratën e departamentit të zjarrfikësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...