Biden ka vendosur, do të garojë për president kundër Trumpit më 2020

Amerika

Biden ka vendosur, do të garojë për president kundër Trumpit më 2020

Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:38
Joe Biden

Joe Biden i ka informuar disa figura të larta demokrate se ka vendosur të garojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2020, kundër Donald Trumpit.

Ish-nënpresidenti amerikan madje e ka caktuar të martën si ditë të mundshme të shpalljes zyrtare të kandidaturës, raporton Axios.

Edhe vëllai i vogël i Joe Bidenit, Frank, ka thënë për Palm Beach Post se pret që ai të kandidojë për president.

"Ai edhe mund të më befasojë", ka thënë Frank Biden. "Por, unë e di se familja i qëndron 100 për qind prapa", ka shtuar ai.

Në një intervistë në natën e së shtunës në Fox News, presidenti aktual amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk i bën përshtypje ky lajm.

"Shumë njerëz thonë se Biden gëzon mbështetje të mirë, por, e dini, ai gjithmonë është te 1 përqindësh", është shprehur Trump.

"Ai ka garuar dy apo tre herë, dhe kurrë s'e ka kaluar 1 përqindëshin. Më pas erdhi Barack Obama dhe e nxori nga lloçi, dhe ai u bë nënpresident, dhe tani po udhëheqka", ka shtuar Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat