Brazili rekord vrasjesh, presidenti miraton ligjin mbi armët - Bota Sot
Brazili rekord vrasjesh, presidenti miraton ligjin mbi armët

Amerika

Brazili rekord vrasjesh, presidenti miraton ligjin mbi armët

Më: 16 janar 2019 Në ora: 22:38
Jair Bolsonaro beson se kjo është përgjigja për rritjen e shfrenuar të dhunës.

Presidenti i ri i krahut të djathtë të Brazilit ka nënshkruar një dekret që e bën më të lehtë për civilët të blejnë armë zjarri. Jair Bolsonaro beson se kjo është përgjigja për rritjen e shfrenuar të dhunës.

Luftimi i krimeve të dhunshme dhe lirimi i ligjeve të pronësisë së armëve për “garantimin e vetëmbrojtjes” ishin disa nga premtimet kryesore të fushatës së Bolsonaros. Brazili pa një rekord prej 63,800 vrasjesh në vitin 2017, vitin e kaluar për të cilin janë në dispozicion statistika të besueshme. Rreth 43,000 prej tyre ishin të lidhura me armët.

Për presidentin e ri brazilian, dekreti lejon që miratimi i Kongresit të anashkalohet, por thuhet se është hapi i parë ndaj rregullave të premtuara të pronësisë së armëve të zjarrit, të favorizuar nga mbështetësit e Bolsonaros në industrinë e armëve dhe të mbrojtjes në Brazil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...