Një zyrtar i lartë koreanoverior viziton Uashingtonin - Bota Sot
Një zyrtar i lartë koreanoverior viziton Uashingtonin

Amerika

Një zyrtar i lartë koreanoverior viziton Uashingtonin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 19:15
SHBA

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ndodhet në Uashington për bisedime me homologun e tij amerikan përpara një takimi të pritshëm lidhur me çarmatimin bërthamor mes presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Phenianit Kim Jong Un.

Kim Yong Chol, krahu i djathtë i udhëheqësit të Phenianit, mbërriti në Uashington të enjten në mbrëmje. Ai pritet të takohet me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo përpara se t’i dorëzojë një tjetër letër për Presidentin Trump.

Në takimin e tyre të parë në Singapor në muajin qershor, të dy udhëheqësit nënshkruan një dokument të formuluar në mënyrë të paqartë, sipas të cilit udhëheqësi i Phenianit zotohej të punonte për "çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean".

Por Pheniani vazhdon të kërkojë lehtësimin e sanksioneve dhe ka hedhur poshtë kërkesat për atë që e quan çarmatim "të njëanshëm". Uashingtoni nga ana tjetër këmbëngul që masat ndëshkuese të mbeten në fuqi derisa Koreja e Veriut të heqë dorë nga arsenali i saj bërthamor./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...