Parly: SHBA-ja është e vetëdijshme për rëndësinë e mbrojtjes së kurdëve në Siri - Bota Sot
Parly: SHBA-ja është e vetëdijshme për rëndësinë e mbrojtjes së kurdëve në Siri

Amerika

Parly: SHBA-ja është e vetëdijshme për rëndësinë e mbrojtjes së kurdëve në Siri

Më: 20 janar 2019 Në ora: 14:37
Ministrja franceze e Mbrotjes, Florence Parly

Shtetet e Bashkuara po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshme për rëndësinë e mbrojtjes së aleatëve të tyre kurdë, teksa tërheqin trupat nga Siria, tha sot ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, njoftoi se do të tërheqë rreth 2 mijë trupa amerikane nga Siria. Ky njoftim rriti frikën rreth fatit të forcave kurde –aleate të SHBA – që shihen si forca armike nga Turqia fqinje, transmeton agjencia Reuters.

“Shtetet e Bashkuara kanë marrë nën konsideratë mbrojtjen e kurdëve”, tha Parly për gazetën Le Monde.

“Kurdët kanë qenë partnerët më të mirë të koalicionit”, shtoi ministrja Parly, duke iu referuar koalicionit ndërkombëtar që lufton militantët e Shtetit Islamik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...