Anulohen mbi pesë mijë fluturime në ShBA shkaku i motit të keq - Bota Sot
Anulohen mbi pesë mijë fluturime në ShBA shkaku i motit të keq

Amerika

Anulohen mbi pesë mijë fluturime në ShBA shkaku i motit të keq

Më: 21 janar 2019 Në ora: 07:59
Një nga aeroportet më të prekura nga efektet e motit është ai i Bostonit

Rreth 5 mijë fluturime janë anuluar të dielën në Shtetet e Bashkuara për shkak të valës së dëborës dhe acarit, që pasi ra në zonën perëndimore është spostuar në veri-lindje.

Një nga aeroportet më të prekura nga efektet e motit është ai i Bostonit, me mbi 650 fluturime të anuluara.

Ndërkohë, alarmi për rrezikun që vjen nga i ftohti është dhënë në 15 shtete, nga Misuri në jug-lindje deri në Mejn në veri-lindje.

Kushtet e këqija të motit kanë krijuar probleme edhe në qarkullimin rrugor dhe atë hekurudhor, që në disa raste ka pezulluar shërbimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...