Ish-presidenti Bush u dërgon pica punonjësve që po punojnë pa rroga – ka edhe një mesazh

Amerika

Ish-presidenti Bush u dërgon pica punonjësve që po punojnë pa rroga – ka edhe një mesazh

Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:30
Bush ka vendosur që të bëhet një “shpërndarës picash” në ofrimin e picave për të ndihmuar stafin

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka vendosur që të bëhet një “shpërndarës picash” në ofrimin e picave për të ndihmuar stafin që kanë mbetur të pa paguar nga një mbyllje e qeverisë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur z. Bush u dërgon ushqimin stafit të Shërbimit Sekret të tij.

“Është koha që udhëheqësit në të dyja anët të lënë mënjanë politikën, të bashkohen dhe të përfundojnë këtë mbyllje”, ka shkruar Bush në Instagram.

Ndryshe, mbyllja e Qeverisë ka hyrë në javën e pestë dhe është më e gjata në historinë e SHBA-së.

Rreth 800,000 punonjës federalë të SHBA janë në shtëpi ose punojnë pa pagesë gjatë bllokimit politik mbi financimin e murit kufitar të propozuar nga presidenti Donald Trump.

Kjo përfshin rreth 6,000 staf të Shërbimit Sekret, rreth 85% prej të cilëve thuhet se ende po punojnë, pavarësisht mbylljes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat