Kamala Harris do të kandidojë për president të SHBA-së më 2020 - Bota Sot
Kamala Harris do të kandidojë për president të SHBA-së më 2020

Amerika

Kamala Harris do të kandidojë për president të SHBA-së më 2020

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:32
Senatorja demokrate Kamala Harris

Senatorja demokrate Kamala Harris njoftoi të hënën se ajo do të kandidojë për president në vitin 2020.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tema e fushatës së Harrisit do të jetë “Për popullin” dhe pritet që zyrtarisht të shpall kandidaturën e saj në një fjalim më 27 janar në Oakland, Kaliforni.

Senatorja paralajmëroi njoftimin e saj në një intervistë me “Good Morning America” të ABC-së të hënën, dhe fushata e saj lëshoi një video të shkurtër hyrëse.

“E dua vendin tim”, i ka thënë Harris ABC. “Ky është një moment kur ndjej një ndjenjë përgjegjësie për t’u ngritur dhe për të luftuar për të mirë se kush jemi”.

Ajo shtoi: “E gjithë karriera ime është fokusuar në mbajtjen e njerëzve të sigurt. Ndoshta është një nga gjërat që më motivon më shumë se çdo gjë tjetër. Dhe kur e shoh këtë moment, e di që populli amerikan meriton të ketë dikë që do të luftojë për ta”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...