SHBA: 51 vjet pas vrasjes së Martin Luther Kingut. - Bota Sot
SHBA: 51 vjet pas vrasjes së Martin Luther Kingut.

Amerika

SHBA: 51 vjet pas vrasjes së Martin Luther Kingut.

Më: 21 janar 2019 Në ora: 18:24
Martin Luther King

Kanë kaluar 51 vjet që nga vrasja e Dr Martin Luther King, Jr. - predikuesi afrikano-amerikan i cili udhëhoqi një lëvizje të të drejtave civile që ndryshoi Amerikën dhe bëri jehonë në mbarë botën. Qysh atëherë, Amerika ka bërë hapa të mëdhenj në çështjen racore, por ndarjet e thella ende vazhdojnë.

29 gusht, 1963... ishte një fjalim që elektrizoi kombin dhe i vendosi të drejtat civile dhe drejtësinë ekonomike në qendër të debateve në Amerikë.

Profesorja për Racën, Median dhe Komunikimin në Universitetin Amerikan ... Sherri Williams:

"Ajo që ai po përpiqej të arrinte ishte barazia racore dhe jo vetëm barazia racore, por edhe drejtësia ekonomike". "Ne e dimë se pikërisht përpara se të vdiste, ai po punonte në Fushatën për Njerëzit e Varfër. Ai ishte në Memfis duke punuar me punëtorët sanitarë, të cilët ishin në grevë dhe në thelb po kërkonin vetëm një pagë për të jetuar".

Greg Carr në Universitetin Howard thotë se ndërsa ka patur përparim, pabarazitë ekonomike ende ekzistojnë.

"Nëse shikoni Amerikën me ngjyrë në përgjithësi, ekonomikisht një familje afrikano-amerikane në këtë vend, ka një pasuri prej 10 centësh për çdo dollar që ka një familje e bardhë. Pra një të dhjetën e pasurisë së një familjeje të bardhë - kjo është absurde".

Por ekonomia e tanishme relativisht e fortë amerikane, ka gjallëruar tregun e punës për të gjitha racat. Shkalla e papunësisë për afrikano-amerikanët ra nën 6 për qind vitin e kaluar, më e ulta që nga viti 1972. Megjithatë, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Harvardit, ((https://www.hsph.harvard.edu/news/press-releases/black-americans-discrimination-work-police/)) gjysma e të gjithë amerikanëve me ngjyrë njoftuan diskriminim në vendin e punës..

Yonas Beshawred është inxhinier informatike në Silicon Valley. Ai thotë se si një imigrant afrikan ai përballet me të njëjtin lloj diskriminimi si afrikano-amerikanët:

"Ndodh në mënyra të ndryshme, psh kur shkon në një takim me një investitor , kupton se ata thjesht nuk duan të dëgjojnë atë që ke për t’iu thënë. Ndoshta është sipërmarrja jote. Ndoshta është si ajo për të cilën po punon, por herë pas here e ndjen se është vetëm për shkakun tënd dhe të ngjyrës tënde. Ata thjesht nuk duan të kenë të bëjnë me njerëzit me ngjyr dhe unë vetëm e anashkaloj këtë fakt. Them me vete, ‘nuk është për mua, do të shoh për një mundësi tjetër’ ".

Brutaliteti i policisë në shumicën e komuniteteve afrikano-amerikane është një tjetër shqetësim. Lëvizja “Black Lives Matter” që u shfaq në vitin 2014, e mori vrullin pas vrasjes së një afrikano amerikani në shtetin e Missourit nga një offcer policie i bardhë.

"Na ka ndihmuar ne, njerëzit me ngjyrë të kuptojmë se ndërsa mund të mos shihemi si njerëz, apo të fuqishëm tani për tani, frytet e punës sonë do të vijnë së shpejti", thotë Dennis Rodriguez, përkrahës i lëvizjes “Black Lives Matter”.

Të jesh një njeri me ngjyrë në Amerikë ka ndryshuar që nga fjalimi i famshëm i Martin Luther King "Kam një ëndërr". Amerika votoi dy here një president afrikano-amerikan në vitin 2008 dhe përsëri në vitin 2012, por përmirësimi i marrëdhënieve racore - siç dëshmohet nga një ringjallje kohët e fundit e grupeve të supremacistëve të bardhë – është ende larg. /Voa

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...