Senatorja demokrate do të konkurrojë për presidente të SHBA-së - Bota Sot
Senatorja demokrate do të konkurrojë për presidente të SHBA-së

Amerika

Senatorja demokrate do të konkurrojë për presidente të SHBA-së

Më: 21 janar 2019 Në ora: 19:18
Kamala Harris

Senatorja demokrate në Shtetet e Bashkuara, Kamala Harris, e cila përfaqëson Kaliforninë, tha se do të kandidojë për presidente të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020.

Harris, e cila është zgjedhur senatore më 2016, ka shërbyer më herët si prokurore e përgjithshme e shtetit.

"E ardhmja e vendit tonë varet nga ju dhe miliona të tjerë që ngrenë zërat për të luftuar për vlerat tona amerikane. Prandaj, po konkurroj për presidente të Shteteve të Bashkuara", tha senatorja 54-vjeçare në një video të postuar në Twitter.

Një kritike e zëshme e presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, ajo është demokratja e pestë që i bashkohet betejës për emërimin nga partia për zgjedhjet e vitit 2020.

Elizabeth Warren, Kirsten Gillibrand, Tulsi Gabbard dhe John Delaney kanë njoftuar gjithashtu se synojnë të konkurrojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...