SHBA i bën thirrje Rusisë të respektojë traktatin për kontrollin e armëve - Bota Sot
SHBA i bën thirrje Rusisë të respektojë traktatin për kontrollin e armëve

Amerika

SHBA i bën thirrje Rusisë të respektojë traktatin për kontrollin e armëve

Më: 22 janar 2019 Në ora: 07:54
SHBA i bën thirrje Rusisë të respektojë traktatin për kontrollin e armëve

Uashingtoni i bëri thirrje Moskës që të ndërmarrë hapa për të shpëtuar një traktat për kontrollin e armëve, që daton nga koha e Luftës së Ftohtë.

"Shtetet e Bashkuara po zbulojnë gjithnjë e më shumë se Rusisë nuk mund t'i besohet kur bëhet fjalë për obligimet që ka në kontrollin e armëve. Veprimet e saj malinje në glob i kanë rritur tensionet", tha Robert Wood, ambasador i SHBA-së në Konferencën për Çarmatim, të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara në kohën e tensioneve në rritje midis Moskës dhe Uashingtonit.

SHBA-ja ka thënë se do ta braktisë Marrëveshjen për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme, të vitit 1987, nëse Rusia nuk e çmonton armën për të cilën Uashingtoni thotë se e shkel atë.

Rusia e mohon se raketa në fjalë - të cilës i refereohet si SSC-8 ose 9M729 - e shkel traktatin dypalësh që kufizon raketat me rreze të mesme.

"Veprimet, politikat dhe sjellja e Rusisë nuk janë ato të një aktori shtetëror përgjegjës", tha Wood në konferencën që u mbajt në Gjenevë.

Pas komenteve të Woodit, zëvendësambasadori i Rusisë për çarmatim, Aleksandr Deineko, tha se "bërja e akuzave të njëanshme nuk është një rrugë konstruktive përpara".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...