Pompeo: SHBA-ja dhe Rusia nuk janë të dënuara në Luftën e Ftohtë

Amerika

Pompeo: SHBA-ja dhe Rusia nuk janë të dënuara në Luftën e Ftohtë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:35
Mike Pompeo

SHBA-ja dhe Rusia nuk janë të dënuara në një rivalitet të luftës së ftohtë, por Moska duhet të ndryshojë sjellje, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo para Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

“Ne nuk jemi të dënuar për të qenë kundërshtarë. Ne mund të bëjmë më mirë se sa kaq”, insistoi ai nëpërmjet një konference video që nga Uashingtoni, në vend që të shkonte në Zvicër për shkak të “shutdown” që ka paralizuar pjesërisht administratat federale në SHBA.

“Por për këtë duhet që rusët të ndryshojnë në mënyrën e tyre të të menduarit dhe të të sjellit në botë”, shtoi ai.

“Ky ndryshim në sjellje para së gjithash duhet të prekë Ukrainën dhe atë që kanë bërë për të influencuar zgjedhjet këtu në SHBA dhe kudo në botë”, vlerësoi Mike Pompeo.

“Këto sjellje nuk mund të jenë ato të një kombi që kërkon të jetë anëtar i komunitetit ndërkombëtar”, vazhdoi ai.

“Kremlini i Vladimir Putin mund të rikthehet në rrugën e duhur, atë të shtetit të së drejtës dhe të lirisë. Nëse e bëjnë këtë, kam besim në mundësinë për të parë dy kombet tona të rriten krahë më krahë”, shtoi Pompeo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat