5 viktima nga masakra në një bankë në Florida

Amerika

5 viktima nga masakra në një bankë në Florida

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:17
Florida

Të paktën 5 persona mbetën të vrarë në Florida, ku një i ri hyri në një bankë dhe nisi të qëllojë me armë drejt tyre. Autori i ngjarjes është 21-vjeçari Zephen Xaver.

Pasi kreu krimin, ai mori në telefon policinë dhe i tha se kishte qëlluar 5 persona brenda në bankë. Xaver u arrestua nga forcat speciale policore, SWAT. Nuk dihet ende motivi i vrasjes së pesëfishtë, por dyshohet se 21-vjeçari është një person me probleme mendore.

Ngjarja e rëndë rikthen debatin për liberalizimin e blerjes dhe mbajtjes së armëve të zjarrit në SHBA, që çdo vit shkakton qindra viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat