Fillojnë mbështetjet për Guaidon, si president i përkohshëm

Amerika

Fillojnë mbështetjet për Guaidon, si president i përkohshëm

Nga: E.K. Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:50
Juan Guaido

Udhëheqësi i opozitës venezueliane Juan Guaido e deklaroi veten president të përkohshëm të vendit të mërkurën mes protestave masive kundër udhëheqësit Nicolas Maduro, shkruan euronews, transmeton “Bota sot”.

Presidenti i SHBA Donald Trump, mbështeti Guaido si udhëheqës të përkohshëm dhe tha se ai do të përdorte "peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për rivendosjen e demokracisë venezueliane".

"Ne inkurajojmë qeveritë e tjera Perëndimore që të njohin Presidentin e Asamblesë Kombëtare Guaido si Presidentin e Përkohshëm të Venezuelës dhe ne do të punojmë në mënyrë konstruktive me ta në mbështetje të përpjekjeve të tij për të rivendosur legjitimitetin kushtetues. Ne vazhdojmë të mbajmë regjimin e paligjshëm të Maduro drejtpërdrejt përgjegjës për çdo kërcënim që mund të paraqesë për sigurinë e popullit venezuelian", shtoi Trump në një deklaratë.

Kili, Kolumbi, Paraguai, Peru dhe Argjentina ishin midis vendeve të tjera që njohin Guaido si president të përkohshëm. Ndërsa, Franca tha se po konsultonte me partnerët e saj evropianë rreth situatës.

Deklarata e Guaidos erdhi pasi Asambleja Kombëtare Venezueliane të martën njoftoi marrjen e pushtetit ekzekutiv. Duke i bërë thirrje venezuelianëve për të protestuar, trupi kërkoi krijimin e një "qeverie kalimtare" për të organizuar zgjedhje të reja. Simpatizantët e opozitës venezueliane i kishin kërkuar Guaidos të merrte presidencën qëkur Maduro u përurua për një mandat të dytë më parë këtë muaj pas një zgjedhjeje të bojkotuar vitin e kaluar, i prishur nga akuzat e gjera për manipulimin e votave.

Guaido, 35 vjeç, është një njeri i panjohur në skenën kombëtare, i cili u zgjodh në krye të Kongresit më 5 janar. Ai më parë kishte thënë se ishte i gatshëm ta zëvendësonte Maduro-n nëse kishte mbështetjen e ushtrisë, me qëllim që më pas të bënte thirrje për zgjedhje të lira. Deklarata e tij të mërkurën erdhi mes protestave massive në rrugë, me qindra mijëra venezuelanë që morën në rrugë në demonstratat anti-Maduro, duke kërkuar që ai të largohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat