Arrihet marrëveshja për rihapjen e qeverisë në SHBA

Amerika

Arrihet marrëveshja për rihapjen e qeverisë në SHBA

Më: 25 janar 2019 Në ora: 21:17
Donald Trump

(E plotësuar) - Presidenti Trump tha se është arritur një marrëveshje për financimin afatshkurtër të qeverisë, gjë që shënon rihapjen e qeverisë, e cila qëndroi pjesërisht e mbyllur për 35 ditë.

Presidenti Trump tha se financimi i përkohshëm për zgjidhjen e problemit do të sigurojë menjëherë pagesat për punonjësit federalë, të cilët nuk janë paguar.

Presidenti tha se një komision dypartiak do të punojë për hartimin e një pakete për sigurinë e kufirit.

Presidenti Trump theksoi se ngritja e mureve ose barrierave në kufi është e rëndësishme për sigurinë e kufirit.

Ai tha se kyështë një rast që të gjitha palët të punojnë së bashku dhe të vënë vendin përpara partisë. Le t'i tregojmë botës se jemi të bashkuar, tha ai.

***

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot që nga Shtëpia e Bardhë një marrëveshje për përfundimin e “shutdown”, duke parashikuar një financim të përkohshëm të shërbimeve publike federale deri në 15 shkurt, pas më shumë se një muaj paralizim të administratës që ka prekur 800 000 funksionarë.

“Jam shumë krenar që të njoftoj sot se kemi arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund shutdown”, deklaroi presidenti, para se të njoftojë se do të nënshkruajë një tekst të miratuar nga demokratët dhe republikanët.

Megjithatë Trump kërcënoi nga ana tjetër se do të ketë një “shutdown të ri më 15 shkurt nëse nuk gjendet një marrëveshje mbi financimin e murit në kufij me Meksikën për të bllokuar flukset migratore. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat